Ish kryeministri Shinzo Abe dhe kryeministri aktual japonez Fumio Kishida

Bota

U ekzekutua gjatë një fushate elektorale, kryeministri akutal japonez fajëson policinë për vdekjen e Shinzo Abe

15 Korrik 2022, 09:05| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 09:09

  • Share

JAPONI- Kryeministri japonez Fumio Kishida fajësoi të enjten mbrojtjen e papërshtatshme të policisë për vdekjen e ish-udhëheqësit Shinzo Abe, i cili u qëllua javën e kaluar teksa mbante një fjalim fushate në natyrë.

Abe, një nga politikanët më me ndikim të Japonisë, u vra të premten e kaluar në Nara në Japoninë perëndimore, duke tronditur një komb të njohur për shkallën e ulët të krimit dhe kontrollin e rreptë të armëve. Fotot dhe videot e të shtënave tregojnë se personi i armatosur ishte në gjendje t'i afrohej Abe nga pas, ndërsa rojet e sigurisë ishin të fokusuar në pjesën e përparme.

“Mendoj se ka pasur probleme me masat e sigurisë,” tha Kishida.

Zyrtarët në Komisionin Kombëtar të Sigurisë Publike dhe Agjencinë Kombëtare të Policisë po hetojnë se çfarë shkoi keq dhe do të përpilojnë masa si përgjigje, tha Kishida. Një ekip zyrtarësh të policisë kombëtare mbërritën në selinë e policisë prefekturale të Narës të enjten për hetimin.

“I bëj thirrje që të bëjnë një inspektim të plotë dhe të rregullojnë atë që duhet rregulluar, duke studiuar edhe shembuj në vende të tjera,” tha ai.

 “Duke mbajtur një funeral shtetëror në kujtim të ish-kryeministrit Abe, Japonia do të tregojë vendosmërinë e saj për të mos iu nënshtruar dhunës dhe për të mbrojtur me vendosmëri demokracinë”, tha Kishida. "Japonia gjithashtu do t'i tregojë botës vendosmërinë e saj për të mbajtur energjinë e saj dhe për të hapur një rrugë drejt së ardhmes."

Shinzo Abe, ish Kryeministri i Japonisë u sulmua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara javën e kaluar. Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, por mjekët nuk mundën që ta shpëtonin. Abe kishte humbur gjak për shkak të dy plumbave që mori në qafë dhe në gjoks nga një distancë e afërt me armë të modifikuar. Autori, një burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?