Ekzekutimi me një armë MP5 me silenciator i Hekuran Billës alias Herland Bilali ka sjellë nxjerrjen në dritë të një rasti të dënuar me burgim të përjetshëm, por që çuditërisht shëtiste i lirë dhe me BMWX6, në Shqipëri. Hekuran Billa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 22 vjeçarit Prel Marku dhe plagosjen e rëndë të Musa Rrahmanit dhe një personi tjetër. Ngjarja ka ndodhur në “Park Royal” të Londrës më 14 tetor 2006 dhe në vitin 2008, Hekuran Billa është dënuar nga gjykata e Kurorës Snaresbook, Angli me burgim të përjetshëm.
Hekuran Billa ishte arrestuar në Angli një vit pas vrasjes në datën 15 nëntor 2007 dhe në 14 tetor 2008 Gjykata e Snaresbook Angli, e ka shpallur fajtor duke e dënuar me burgim të përjetshëm për tre vepra penale. Më pas Billa është deportuar nga Anglia në Shqipëri me qëllim vuajtjen e dënimit me burg përjetë në Shqipëri. Në 13 maj 2014 gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu ka vendosur të pranojë njohjen e vendimit anglez duke njëhsuar burgimin e përjetshëm në Shqipëri. Por ky vendim në muajin korrik 2016 është rrëzuar në Apel nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, duke e dënuar Hekuran Billan përfundimisht me 25 vite burgim.
Pas këtij vendimi Billa është akomoduar në ambientet e burgut të Fushë-Krujës, ku nga ky burg ka filluar të depozitojë kërkesat për lirim nga qelia. Kërkesa e parë për ulje dënimi me 90 ditë në gjykatën e Krujës është pranuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila në 25 maj 2017, ka vendosur uljen e dënimit për Billa. E njëjta gjyqtare brenda një dite, pra në 25 maj 2017 ka marrë në shqyrtim një kërkesë të dytë të depozituar nga Hekuran Billa, duke vendosur uljen e dënimit me 24 muaj burgim.
Ndërsa në 14 shkurt 2018, ditën e Shën Valentinit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur ti njohë Hekuran Billës periudhën e paraburgimit nga data 15 nëntor 2007 në Angli deri në datën 20 korrik 2016, ku vendimi për dënimin e tij me 25 vite burgim ka marrë formë të prerë në Apel. Pra në total kjo gjyqtare i ka ulur dënimin në masën e 9 viteve, kohë kjo që gjyqtarja argumenton se Billa ka qëndruar në periudhë paraburgimi. Pa kaluar shumë muaj nga ky vendim, në 21 nëntor 2018 gjyqtarja Enkelejda Hoxha, ka vendosur ti njohë amnistinë e vitit 2016 këtij personazhi, duke i ulur dënimin në 1 vit burgim. Ndërsa në muajin janar 2019 Hekuran Billa sërish ka përfituar një ulje dënimi me 90 ditë, ku sërish ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Një muaj pas këtij përfitimi të radhës, Hekuran Billa, nëpërmjet avokatit të tij Aldo Tabaku, në datën 22 shkurt 2019, ka fituar prej Enkelejda Hoxhës, lirimin me kusht e cila i ka falur 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë burgim. Në të gjitha këto vendime prokurori Bujar Memia, nuk ka paraqitur ankimim në gjykatë, duke bërë që vendimi të hyjë në fuqi menjëherë dhe mos pasur asnjë mundësi të kthimit në burg të Billës. Për gati 1 vit e gjysëm Billa, ka qëndruar i lirë në rrugët e Tiranës ku në letra figuronte i punësuar si postier pranë studios ligjore Duka në Tiranë. Por në janar të 2020 Hekuran Billa kishte hapur dhe një biznes në Tiranë për dhënien e makinave me qira.
( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë heqja e dënimit burgim të përjetshëm i Hekuran Billës
Argumenti si u lirua Hekuran Billa
Report Tv ka zbardhur vendimin që çoi në faljen e 5 viteve burg dhe lirimin me kusht 5 vite në shërbim prove të Hekuran Billës në 22 shkurt të vitit të kaluar. Hekuran Billa gjatë kohës së qëndrimit në lirim me kusht duhet të punësohej pranë studios ligjore "Duka" në pronësi të Alma Dukës. Nga burgu korrier. Është ndjekur e njëjta skemë si me Endrit Doklen. Fillimisht e ka pasur gjyqtarja e Krujës Engjëllushe Tahiri. Por Aldo Tabaku, avokati i Billës kërkoi përjashtimin e saj. Kërkesa është pranuar dhe cështjen e ka marrë Enkelejda Hoxha e cila ka filluar të njohë uljet e dënimit për Billën dhe njohjet e amnistisë, fiks si me skemën e Endrit Dokles.
Me pas në shkurt 2019 kemi ardhur në momentin e lirimit me kusht duke i falur plot 5 vjet e 2 muaj e 11 ditë killerit Hekuran Billa. Kushti ishte që të punësohej pranë studios ligjore me emrin "Duka". Çuditërisht ky vendim lirimi me kusht nuk është apeluar në asnjë moment nga prokurori i ceshtjës Bujar Memia dhe vendimi ka hyre menjëherë në fuqi. Prokurori ka qenë dakord me lirimin e Hekuran Billës, duke pohuar në fund se e linte ta çmonte gjyqtarja vendimmarrjen. Por cilat ishin argumentet që paraqiti Billa në kërkesën për lirimin nga burgu? Tre vite pasi ishte transferuar në burgun e Fushë Krujës ai bëri kërkesën për lirim. Gjykata thekson në vendim se kërkesa për lirimin me kusht është pranuar, pasi Billa kishte prindërit të moshuar, të pamundur ekonomikisht dhe jo në gjendje të mirë shëndetësore.
"Hekuran Billa ka arsye të veçanta që përligjin kërkesën e tij për lirimin me kusht, që janë gjendja familjare ku konkretisht është në përbërje familjare me dy prindërit, gjendja shëndetësore e tyre paraqitet me probleme të shëndetit, të dokumentuara. Gjithashtu arsye tjetër është gjendja ekonomike e vështirë, pasi të vetmet të ardhura janë pensioni i prindërve të tij, i cili është i pamjaftueshëm për ilaçet e tyre, ndaj ai ka paraqitur edhe një kontratë punësimi" thuhet në vendim. Gjithashtu theksohet sjellja e mirë e Billës në burg. Po ashtu, në vendim thuhet se shërbimi i provës është shprehur se perspektiva e riintegrimit të tij në shoqëri është e konsiderueshme.
Vendim i lirimit te Hekuran Billës ne 22 shkurt te vitit te kaluar
VIDEO nga vendi ku ndodhi vrasja e Hekuran Billës në Tiranë
Ekzekutimi brenda në makinë e 40-vjeçarit Hekuran Billa te Komuna e Parisit, ka sjellë dhe reagimin e ortakut të tij në biznesin që kishin së bashku ku jepnin makina me qira.
Elton Puci, bashkëpronar në biznes me Hekuran Billën, i ka kushtuar këtij të fundit një status ngushëllimi në facebook, që u nda nga jeta aq shpejt, ndërsa zbulon se atij i thërrisnin dhe 'daja'.
" 'Daja' Allahu të mëshiroftë dhe zoti të dhëntë xhenetin, t'u bëftë dhe i lehtë. Ma këpute zemrën sa shpejt ike", shkruan Puci.
Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i njohur dhe me emrin Herland Bilali, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Tregtare "Kristal Centre". Ai u qëllua në kokë dhe në trup me armë me silenciator duke humbur jetën menjëherë, teksa ishte në ecje me makinë e tij BMË X6 me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO'.
Report Tv siguron fotot e momentit kur u ekzekutua me silenciator Hekuran Billa mbrëmjen e djeshme. Makina e autorëve tip 'Benz' pasi e ka ndjekur e ka qëlluar në lëvizje dhe Billa ka humbur kontrollin duke u përplasur me makinat e tjera. Qytetarët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi ekzekutimi ishte me silenciator. Drejtuesit e dy makinave që përplasi, por edhe qytetarët fillimisht nxituan me shpejtësi duke u afruar, pasi menduan se ishte aksident. Por kur panë se kishte të bënte me një ekzekutim u shtangën. E para që ka mbërritur ishte policia rrugore, ndërsa më pas të rendit dhe grupi hetimor, teksa vendi i ngjarjes u rrethua nga qytetarë të shumtë. Pas ekzekutimit autorët janë larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën në drejtim të Unazës së madhe për të djegur më pas makinën në Pezë.
Report Tv zbardh dinamikën e ekzekutimit të Hekuran Billës mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno mëson se autori ka qenë i veshur me një kostum sportiv dhe kapele në momentin që ka pritur viktimën e tij që hipte në makinë, ku sapo është nisur e ka qëlluar me breshëri mbi 15 plumba. Viktima ka qenë i vetëm në makinë, pa armë me vete dhe mundësi reagimi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm gëzhojat e qitura nga MP5-sa me silenciator dhe asnjë gjurmë tjetër. Nga vendi ku ndodhi vrasja te Komuna e Parisit, autori është larguar duke dalë në rrugën kryesore në unazën e re, që ndodhet 100 metra nga vendi i krimit. Largimi ka qenë i lehtë, pasi në atë pjesë nuk ka as postbllok. Pamjet e kamerave të sigurisë nuk japin një imazh të saktë të autorit duke vështirësuar punën e grupit hetimor.
Personi i fundit me të cilën foli Billa, ishte motra e tij, që punon te qendra Kristal, dhe që po shkonte ta takonte. Në dëshminë e saj në polici, motra e Hekuran Billës është shprehur se i vëllai e telefonoi dhe do ta takonte, por takimi nuk u realizua kurrë. Policia nisur hetimet por fokusi është i vështirë, pasi e kaluara kriminale e viktimës është e ngjeshur, nga vrasje, grabitje, trafik droge, etj.
Report Tv ishte sot në vendin ku autorët e vrasjes së Hekuran Billës dogjën makinën mbrëmjen e djeshme në Pezë të Vogël. Vendi ku është djegur makina është rreth 20 metra nga rruga kryesore. Më pas autorët i ka pritur një tjetër makinë duke u larguar me shpejtësi. Makina tip Benz me portobagazh që u përdor në vrasje dhe u dogj u vodh në Kukës, ndërsa targat i përkasin një mjeti "Renault", vjedhur në Lezhë. Brenda makinës u gjet e djegur edhe arma MP5.
Report Tv pamjet e momentit kur Hekuran Billa i pajetë nxirret nga ekspertët e mjekësisë ligjore nga makina e tij dhe transportohet në morg. Billa ka qenë me kufje në vesh në momentin që është vrarë. Nga pamjet duket edhe shenja e plumbit në kokë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet e vendimeve që sollën lirimin nga burgu të Hekuran Billës, i cili pavarësisht se ishte dënuar me burg përjetë, arriti që të dilte falë manovrave të drejtësisë.
"Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.
Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit" deklaron ILD-ja.
Por si u lirua Billa? I dënuar me burg për jetë në Angli, gjyqtari Altin Abdiu në 13 maj 2014 bëri njohjen e vendimit të përjetshëm, por në 20 korrik 2016 gjyqtarët Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa vendosën të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Ndërkohë që gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha vitin e kaluar i njohu uljet dhe i fali 5 vite duke e liruar me kusht.
Report Tv mëson se Hekuran Billa mbrëmjen e djeshme ishte drejtuar për te qendra Kristal, pasi kishte planifikuar që të takonte motrën që punonte në një prej dyqaneve. Takimi nuk është krye kurrë, pasi ai u ekzekutua ndërsa për ngjarjen menjëherë është marrë në pyetje dhe motra e tij.
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha doli sot sërish në skenë për një tjetër vendim që ka dhënë duke sjellë lirimin nga burgu të Hekuran Billës, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Gjyqtarja i fali 5 vite duke e nxjerrë me kusht. Por kush është Enkelejda Hoxha, për të cilën Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin administrativ?
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me vetingun. Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Hekuran Billës kjo gjyqtare i fali 5 vite burg duke e nxjerrë në lirimin me kusht.
Ministrja Etilda Gjonaj e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë lirimin e Dokles pak muaj më parë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të, ndërsa ILD-ja nisi hetimin administrativ.
Hekuran Billa dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Hekuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët dogjën makinën dhe u zhdukën. Autorët pasi e ndoqën vendosën që ta qëllonin për vdekje 40-vjeçarin në një zonë të populluar dhe në momentin që kishte shumë lëvizje, te Komuna e Parisit. Vrasja u krye me silenciator. Ndërsa më pas autorët dogjën në Pezë makinën tip Benz me portobagazh, e ndërsa targat i përkasin një mjeti "Renault".
Makina rezulton të jetë vjedhur në Kukës ndërsa targat e automjetit të cilat i përkisnin një makine tip Renault janë vjedhur në Lezhë. Report Tv ishte sot sërish në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutua Billa, ku kanë mbetur disa pjesë të makinës së viktimës BMW X6 me targa dhe timon anglez 'SS777 OHO', e cila u përplas me dy të tjera dhe bordurën, pasi Billa humbi kontrollin teksa u qëllua në ecje nga autorët. Shpresa e policisë janë kamerat e sigurisë në zonë, që kanë kapur makinën dhe mund të zbulojnë autorët e vrasjes mafioze.
Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, është një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative" dy herë si dhe “Plagosje me dashje". Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit në Angli Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar. Billa nuk e ka kryer dënimin, në rrethana ende të paqarta ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te "Qytet Studenti" i hapur në 27 janar të këtij viti.
Prandaj shqiptaret e burgosur ne Itali kerkojne te ekstradohen e ti bejne burgimet e dhene nga Italia ne Shqiperi me pretendime idiote! Sigurisht e dine mire se mbasi te kalojne detin do ta kene te lehte ti manipulojne gjykatesit shqiptare te korruptuar qe t'ua ulin o ndryshojne vendimet e denimeve te dhena nga italianet ashtu si rasti I mesiperm. Sa per te gjetur vrasesin e ketij krimineli,i rekomandoj policies te kontrolloje kamerat ne vendet ku u vodhen target dhe makina qe u perdor ne atentat,pra ne Kukes.Nuk e di sa kohe me pare ndodhi vjedhja e sa kohe I mbajne filmimet e rrugeve pa I shuajtur,por nuk besoj qe hajdutet e targave e makines te kene patur kamuflazh ,pasi vjedhja e makinave nuk konsiderohet ndonje krim I rende.Po te isha policia shqiptare do ti ruaja per 2 vjet filmimet rrugore te vjedhjeve te makinave e targave se nuk dihet << KU U DEL TYMI >> ne te ardhmen.
PërgjigjuPo te kishte ulur taksat qeveria me aq here sa prokuroria i paska ulur denimin viktimes, do kishim qene shteti me taksat me te uleta ne bote.
PërgjigjuKjo eshte fytyra e korroptuar e drejtesise Shqiptare pervec lajmit qe ekzekutimi u bë bë nje zone te banueshme tregtare.
Përgjigjushyqyr qe kane nishan e nuk bejne kasaphane
PërgjigjuPo mir gjygjtarja Po prokurori pse nuk that rrezim!? Per mendimin Tim Ajo e ka shikuar te arsyeshme edhe e ka liruar nuk ka asgje te keqe fare edhe qe ka Marr Apo Jo rryshfet ta gjejne organet ligj zbatuese Ajo edhe letrat bazohet diku se nuk e jep kuturu vendimin. Ai zoteria I ka pas te qendisura letrat Ajo justifikohet hajd shendet mbaroj filmi. Ka pas taste me te rendesishme edhe skan bere kaq buj gerdeci gjiri I lalezit viktimat e sheshit firmat piramidale etj etj... Cdo gje eshte kompensim ne kete jete more do japesh vrave te vrasin eshte logjike. Uroj te mbarojne ketu keto skenare artikuj edhe te mbizoteron mireqenia edhe lumturia we perdite o kronika o politika.
Përgjigjueh nje 'biznesmen' me pak ne ekonomine tone grope ... ec mo do bejme si do bejme. sa mire qe i pame efektret e zinxhirit te lekut ne kete rast. te na vije keq per keta tipa: FARE! ata e kane vulosur fatin e tyre po cfare sebepi kemi ne te ndajme vdekjen e tyre te parashkruar.
PërgjigjuO komentusa legena dhe ju te ksaj medias merruni me ata zgjepsat qe qlluan e lejini komentet per te ndjerin se esht turp ,shifni ju o media merruni me ata frikacaket qe kan pagu leket me ata merruni
PërgjigjuTi o me pseudonimin shiku merr noj brisk e haj na i rruaj se aq ke takat me bo
O shoku, e kuptoj qe te dhimbset ai gjeja qe u vra, po per ne te tjeret ishte nje qenie e ulet qe i ben me mire kesaj toke tani qe iku. Komentet synojne te tregojne se ku jane hallet e shoqerise, jo halli i nje vrasesi, nje qelbesire gjykatese, apo i yti.
Po kush qenka frikacak. Po te ishte frikacak nuk e vrisnin. Ai qe e ka vra normal esht rakderr
O Loran frikacaku me i madh je ti ketu, meso si shkruhet shqip pastaj shaj komentuesit ketu.Sa per viktimen pagoi ato qe beri ne Londer duke qelluar shoket e vet Kukesian qe hante buke me ta, sa per ata qe paguan leke per mua nuk jane frikacake por te zgjuar qe morren hakun per njerezit e tyre te vrare dhe 3 te plagosur.Keshtu qe Loran djali mos u merr me kete pune por falendero zotin per cdo dite qe shikon diellin.
Kjo zonja gjyqtare ka zbatuar ligjin...tamam si e ka zbatuar ligjin Fatos Nano,Saliu,Ilir floriri,Edi Rama......??????
PërgjigjuPer mendimin tim zinxhiri eshte me i madh! Kush jane ato drejtues bergjesh qe i transferojne ne burgun e Fush- Krujes qe me anen e kesaj kriminele gjygjtare qe vetem kesaj gjygjtate ja japin per gjykim keto kriminele me burgim te perjeteshem ti liroje ose tja uli denimin,turp turp per shtetin qe e mbajne kete kriminele ne sistemin gjygjsor.
Përgjigjuca ka dal kjo historia e mp5 ne cdo vrasje sikur hechler&koch ka distributor zyrtar ne shqiperi. me skorpionc i kan gjujt zastava m84
Përgjigjunuk thashe ate thashe qe arma ne foto me te cilen eshte bere vrasja nuk eshte mp5. shif foton e armes ne makinen e djegur! nqs nuk jane ne gjendje ta dallojne problemi gazetarve dhe policeve idjot qe cdo arme i thone mp5 dhe beretta ose glock. edhe snajperi i ardjan capjas nuk eshte sako tgr por zastava m93 cerna strela ose black arrow.
viktima nga kuksi ....vrau ne angli nje nga kuksi.gjith kuksjanet jane ne angli.sipas teje nuk i paskan 2 paund per te blere nje mp5? e kuptove qe je pak mbrapa ose nuk je azhornuar te themi me mire?
Nuk bohet mo ky ven jo spak ofl mafja me e madhe ne vend jan politikan.
PërgjigjuUuuuuuuu të ulerish me të madhe çfarë gjyqtare MONSTËR....
Përgjigjupo e hoqet nga sistemi e shpetuat prandaj me mire cojeni per ndjekje penale,te pysi njehere koleget ca mendojne per te se e njofin prej vitesh
PërgjigjuZoti e provoft ti vrasin ndenje valla apo femi te saj edhe ta shikojm si do ti liroje pastaj . Turp , gjith kriminelet kjo i ka liru . Zoti te provoft ku te dhembi me shum shpirti
PërgjigjuE ka vrar zoti ka nje femij te semur nejse po gjen hapsira te liroj keta pse liron dhe fukarenjt qe dergjen burgjeve te pakten ben dhe sevap
KUSHEDI KU KUNGOHET KJO MOTRA SE SKA MUNDESI QE ESHTE AKOMA NE SISTEM MEGJITHE KETO BEMA
PërgjigjuILD-JA E LESHIT, COPA IDIOTIT VELLAI MOTRES DEPUTETE, DO E VERIFIKOJE...!!! TURP ME TE MADH S KA !!!
PërgjigjuTMERRI I TMERREVE ESHTE SE KJO VAZHDON TE GJYKOJE, AI HALABAKU DURRESIT ME KRIMINELIN NE MAKINE VAZHDON TE JETE PROKUROR, AJO IDIOTJA E APELIT ADM QE BASHKE ME BURRIN HANTE PINTE ME KRIMINELE VAZHDON GJYKON...MJERE TI O POPULL !!! KPK QELPSIRE !!!
PërgjigjuDuhet ber shembull kjo pisja te zeri vendin e atij qe nxori nga burgu me te perjetshem dhe leri te guxojne me gjyqtaret te nxjerin kriminela nga burgu
PërgjigjuHahahaha vetem ne shqiperi ka korriere me bmw x6.....
PërgjigjuIbrahim Lici e ka ba? naj mendim
PërgjigjuO goni pse esht vrasje 50 mije euro e siper? Nga e di ti. Cfare ka qene KY? I njifte si I forti domjes ky apo i forti kuksit?
Po me pages o shok , esht vrasje 50 mij euroshe e siper kjo
Jo no e ka ber mandela i elbasNit futja pordhes tani dihet autoret drejtim te oaditur po hetohet e shkuara belgjuk angli budallaleqe te tilla hajse bki shoi 2 mij euro metri tiran dhe te jesh i sigurt
ibra nuk ka byth te dal nga shkodra tbej pun ai vetem njerz ne tretuar ka vra...
Po ca lidhje ka ky me kete histori? Apo me pagese?
Po clidhje ka aj Ibrahim licja me. Kte. Mos folni kot
Nqs esht i gjat dhe gjun me te majten ibra esht , vetem ai perdor MP5
Sa e sa shqiptare kan ik me koke per faj te gjyqtarve.
Përgjigjunuk esht faji i gjyqtareve ...esht faji i pareve qe paguajne kriminelet dhe po nk i more te kercenojne.ose esht e paguar nga vrasesit qe ta nxjeri qe te bejne drejtesi vet.kush i di keto pune
Gjyqtar qe Perkrahin njeri tjetrin pa i hyre gjembe ne kembe veprojn si te duan flasin ne emer te popullit po nuk zgjidhen nga populli
PërgjigjuSi ka mundesi qe kjo gjyqtare po nxier gjithe kriminelat nga burgu..,dhe nga kush varet kjo monster,kaq te pa afte jane sa mos ta pezullojne ,keshtu i bije qe dhe kupola gjyqesore eshte e korruptuar..
PërgjigjuNga Qepani i Viqidollit varen Ala se ke kuptu?!
Ka ekzekutime ne seri , sigurisht elementi kriminal vepron edhe ne kushte teper te veshtira per te . Krimi ben detyren e tij , mirpo drejtesia nukse eshte ne lartesine e duhur . Shume prej tyre , nuk eshte se jane disi liberal , per vet kushtet social-ekonomike ,- biles kjo nukse ju duhet fare - disa punonjes te drejtesise , pikerisht per lek , i lirojne hga burgu , jo vetem ordinere , por edhe element te rrezikshem , te denuar per jete . Zoterinj te drejtesise , duke i bere keto lishime me vetedie , jane me te rrezikshem se vet te denuarit per jete . Pra shkelia e ligjit i ben mire nje njeriu dhe fundos mijera qytetare .Te mbrojme institucionin dhe ligjin , vetem keto jane ne interesin e popullit ,-ky qe eshte , ashtu sic este .
Përgjigjuhiqjani penen kesaj se mori ne qafe njerzit duke liruar kriminel.ambasada usa duhet ta fusi ne listen e zeze sa me shpejte kete zonje
Përgjigjuamon hiqeni sa me shpejt nga sistemi ket gjyqtaren se bon kerdin,shume deme
PërgjigjuKjo monstra e gjykates se Krujes duhet te jete pas hekurave per keto gjyqe qe paska bere per kriminelet. Qenka taman si monstra e Durresit gjykatesi me kurs tremujor plepash Osman Aliu qe lironte kriminelet ne sallen e gjyqit ne kembim te mija eurove,,,,
PërgjigjuKontrolloni makinat ore se i keni pa kokerr letre
PërgjigjuShteti ka deshtuar perseri.
PërgjigjuShum lek do tket bo kjo gjygjtarja,spaska lan njeri pa nxjerr nga burgu.
PërgjigjuCa surrati gjyqtarja. Me tere keto padrejtesi qe kane bere keta vrases me pagese bejne mire te qerrojne edhe keto qelbesira te ndyra e te bjere ne qetesi ky popull i vuajtur
PërgjigjuAmerika dhe Europa janë shkaktaret e prishjes se rendit qe Enveri djali i madh i kombit krijoji me aq punë e mund. Ketu e 30 vjet shteti dhe rendi kaluan në duart e bandave se ashtu u duhej, nje Shqiperi kaotike. Domosdo qe këta janë rezultatet. I hëngërt mortja bandat dhe padronet e tyre, mjerë ne!
PërgjigjuE frikshme. Denimin me burg te perjetshem e aplikojne vetem per persona me rrezikshmeri shume te larte. Anglia para se ti ekstradoje duhet te marre garanci qe keto shtetas do jene ne burg dhe jo te lire. Mendoj se ne kete rast Shteti Shqiptar ka heshtur ne menyre te qellimshem.
Përgjigjuketu me pelqeve.jam dakort me ty.por e ke parasysh ti?ne angli korrupsioni paguhet me paund e sterlina...ketu te ne ka ato plus euro dollare dhe shuuum lek.e kuptove tani?