Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër.
Gazetari Ergys Kavaja ka siguruar për Report Tv pamjet nga ku ka ndodhur ngjarja. Siç shihet edhe në pamjet në zonë ndodhen forca të shumta policie. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, brenda në një lokal ndërsa mësohet se trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë nga lokali.
Lajmi kryesor:
Atentat në Shkodër, vritet 19-vjeçari! Ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash! Në kërkim autorët, u larguan me motoçikletë
G.MO//ReportTv.al