Ky është Ridvan Ramazani, 46-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.
Ai është qëlluar nga 2 persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende janë në kërkim nga policia.
Në momentin që është vrarë, Ramazani, ndodhej në makinën e tij tip "BMW X5", xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi.
46 vjeçari, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë.
Lajmi kryesor: