U ekzekutua sot në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, me precedent të theksuar kriminal, nga vjedhje të vrasja në tentativë

11 Qershor 2022, 15:44| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 15:52

  • Share

1654951653_Screenshot2.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me të shkuarën e 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili mësohet se është me precedent të theksuar kriminal. Ai është me origjinë nga fshati Mbollan. Ka jetuar në lagjen '22 tetori' në Berat, por shtëpinë e ka shitur para 4-5 vitesh. Prindërit i janë divorcuar dhe ai jetonte me nënë e tij në Tiranë.

E shkruara kriminale e Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;

Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.


Lajmi kryesor:

Bombë me telekomandë makinës në lëvizje, vdes 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj! Viktima pronar i një super resorti në Memaliaj! Dyshohet si autor i një vrasjeje në Athinë për drogë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?