TIRANË- 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj i cili u ekzekutua mesditën e kësaj të shtune në një atentat të mirëorganizuar kundër tij, është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.
Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. I riu, kishte prindërit të divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij në Memaliaj ku dhe kishte biznesin, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në janar të 2022.
3 vite më parë, në korrik të 2019 ai ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçar nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Në 30 korrik mori dhe masën e sigurisë në mungesë "Arrest në burg" nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e ka mbyllur këtë dosje.
Ndërkohë, rezultonte ai autorë i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Sadikaj, përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.
27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, ku kalin e tij e quante "sheik".
Report Tv ka qenë sot në banesën ku ka jetuar më herët me prindërit e tij në Berat, dhe kanë pasur një Fast Food, ku kanë punuar si familje, por më pas janë zhvendosur në Tiranë. Ngjarja që ka shërbyer për largimin e tij nga vendlindja ka qenë arrestimi në 2011, pasi kishte vjedhur një dyqan për rimbushjen e celularëve. Nga sa e përshkruajnë fqinjët, 27-vjeçari ka qenë "i praptë" që bënte herë pas here sherre me bashkëmoshatarët e tij.
Nga Fast-Food, ai është bërë pronar një një super resorti në Memaliaj, me shtëpiza prej druri e pistë hipizmi, ku nata varion nga 40-100 euro. Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo, madje shihen edhe të fotografuar në resortin e tij të armatosur.
Të tjera foto kanë dalë që tregojnë më tepër për jetën që bënte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo. Në resortin e tij, shfaqen grupe djemsh të cilët një pjesë e tyre janë të armatosur, pjesë e një videoklipi dhe e reklamonin këtë edhe në rrjetet sociale. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".
Aleksandër Sadikaj i cili është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë, rezulton pronar i një prej resorteve më të njohura në Memaliaj, i njohur si “Sancho Farm Albania” i cili ishte hapur në janar të vitit 2022.
Ekstrakti në QKB
Ajo ishte një fermë me kuaj, e ndërtuar me disa shtëpiza druri me çmime që vijon nga 40 euro deri në 100 euro në natë. Aleksandër Sadikaj nga Berati ishte zhvendosur në Memaliaj, në vendin e origjinës së nënës së tij. Sadikaj i kishte prindërit e divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën e tij. 27-vjeçari ishte i apasionuar pas kuajve, teksa në një video ku shfaqej duke kalëruar, e quan veten "sheik".
Ky ka bere krime dhe e ka merituar elminimin
Përgjigju