Joe Biden dhe Ervin Bushati

U emërua ambasador në SHBA, Ervin Bushati i paraqet letrat kredenciale Joe Biden: Do forcoj bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë

25 Shtator 2023, 22:54| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 22:56

  • Share

Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i paraqiti presidentit Biden letrat kredenciale, duke startuar në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington. Ka qenë vetë Bushati që ka ndarë foto krah Biden dhe shkruan se po e nis këtë rrugëtim me përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: Ëhite House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden. E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimi strategjik mes nesh.

Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë.Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit”, shkruan Bushati.

Dy muaj më parë Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Kështu, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u emërua si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i njëjti do të jetë ambasador jorezident në Meksikë, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • taku: 26/09/2023 13:16

    Tani shkembini exporti i rakise drej USA do te rritet ndjeshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?