Geraldo Durdaj

U emërua në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kush është Geraldo Durdaj, vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit

1 Shtator 2022, 15:24| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 15:27

  • Share

1662038847_GerardoDurdaj.jpg

Gerardo Durdaj është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ditën e sotme. Ai është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit. Familja Durdaj nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi për humbjen e djalit të tyre, teksa GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të anëtarëve të kësaj familjeje. Ai është me profesion avokat.


Lajmi kryesor:

Vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, zëvendëson Jonida Baçin


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?