Takimi i zhvilluar në AMP

Kronikë

U emërua në krye të AMP-së, Eduart Merkaj zhvillon takimin e parë me stafin pas marrjes së detyrës

1 Tetor, 12:49| Përditesimi: 1 Tetor, 12:51

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj zhvilloi takimin e parë prezantues me stafin e institucionit pas marrjes së detyrës.

Gjatë fjalës së tij Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë.

Në vijim të takimit ai kërkoi bashkëpunim të ndërsjelltë dhe angazhimin e çdo punonjësi, si një element thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të publikut.

Merkaj u emërua ditën e djeshme në krye të AMP-së disa kohë pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit.

Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë Drejtor i Policisë Kriminale dhe Kufirit e Migracionit deri në vitin 2022, në DPPSH.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?