Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj zhvilloi takimin e parë prezantues me stafin e institucionit pas marrjes së detyrës.
Gjatë fjalës së tij Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë.
Në vijim të takimit ai kërkoi bashkëpunim të ndërsjelltë dhe angazhimin e çdo punonjësi, si një element thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të publikut.
Merkaj u emërua ditën e djeshme në krye të AMP-së disa kohë pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit.
Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë Drejtor i Policisë Kriminale dhe Kufirit e Migracionit deri në vitin 2022, në DPPSH.
Komente
