Sonila Bejtja dhe Ilir Meta

U emërua nga Meta si anëtare e 7-ë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja betohet në Presidencë dhe merr detyrën

29 Dhjetor 2020, 10:47| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 14:40

  • Share

Pasi u emërua nga Meta mbrëmjen e djeshme si anëtarja i 7 i Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja është betuar sot në Presidencë dhe ka marrë zyrtarisht detyrën.

Sonila Bejtja u betua duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Zv/kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, Alexis Hupin  si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Sonila Bejtja bëhet kështu anëtarja e shtatë 7 e Gjykatës Kushtetuese! Presidenti Ilir Meta e emëroi mbrëmë Sonila Bejtjen, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ia dërgoi emrin.

Bejtja garonte për vakancën e shpallur nga presidenca në 22 nëntor 2019. Për këtë vakancë në garë ishte edhe kandidati Altin Binaj. Binaj u skualifikua nga KED për shkak se një javë më parë ai u zgjodh gjyqtarë kushtetues nga parlamenti duke u bërë gjyqtari i 5-të për t'u pasuruar më pas nga Përparim Kalo gjyqtari i 6-të.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 29/12/2020 18:45

    Po si qenka kopje e sharebajgave te leshitlikes, militante e Nafije fallxhores, nje prerje me Kejdi Dhembcakallen e babaxhikes,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?