Ministria e Jashtme

Sociale

U evakuuan nga Izraeli, 3 shqiptarët mbërrijnë në Tiranë, njëri vjen në mbrëmje! Tjetri rezident në Greqi

18 Qershor, 12:48| Përditesimi: 18 Qershor, 13:37

  • Share

TIRANË- 3 nga 5 shqiptarët që u evakuuan nga Izraeli janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë kanë mbërritur në Tiranë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme, e cila konfirmon se mëngjesin e sotëm, 18 qershor, të 5 shqiptarët ushtuan nga Egjipti ku u vendosën një ditë më parë, në drejtim të Greqisë.

3 prej tyre mbërritën në Tiranë, njëri pritet që të vijë këtë mbrëmje në vendin tonë. Ndërkohë, njëri prej tyre është rezident në Greqi dhe Ministria e Jashtme konfirmon se do të qëndrojë atje.

"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njofton Ministria e Jashtme.

5 shqiptarët ndodheshin në Tel Aviv për arsye punë e turistike, por u bllokuan atje, pas sulmeve iraniane.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?