Djegia e anijes "Euroferry Olimpia" i linjës Igumenicë-Brindizi më 18 shkurt në detin Jon, ka ndotur ujërat tona territoriale. Anija u dogj në ngushticën mes ishullit të Korfuzit dhe brigjeve Shqiptare duke shkaktuar ndotje ekologjike.
Gjatë kohës që digjej anija, autoritetet italiane kanë dërguar avionin ATR42 “MANTA” për të parë situatën, ku dhe u evidentua zona e ndotur në detin Jon.
Me evidentimin e zonës së ndotur, roja bregdetare italiane dërgoi anijen ‘Ubaldo Diciotti”, anije e cila përdoret për pastrimin e zonave detare, por që u raportua se shkoi thjeshtë për monitorim.
Nga itinerari i anijes del qartas se ajo ka operuar në zonën ku u dogj anija për disa orë. Sipas hartës së Marine Traffic, dallohet se 'Ubaldo dicioti' ka vepruar në ujërat tonë territoriale përballë Himarës dhe Sarandës dhe më pas është nisur sërish drejt Italisë.
Itinerari i anijes 'Ubaldo Diciotti”
Mediat italiane raportuan se rojat bregdetare italiane dërgoi avionë për monitorimin e zonës, por duket se aty është kryer edhe pastrimi i detit në ujërat tonë ngjitur me Sarandën, ndërsa mbetet e paqartë nëse autoritetet tona shqiptare kanë një informacion të tillë apo jo.
Trageti i linjës Greqi-Itali, 'Euroferry Olympia' u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Mediat greke bënë të qartë se në serbatorë anija ka pasur gjendje 700 tonë naftë dhe 30 tonë vaj lubrifikant për funksionimin e saj.
Pas disa orë djegiesh në det të hapur, anija u ankoruar në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, ndërsa autoritetet greke kanë deklaruar se pas përfundimit të operacionit për gjetjen e 10 të zhdukurve dhe shuarjes së zjarrit, ekipet speciale do të nxjerrin të gjitha sasitë e naftës nga anija për të neutralizuar rrezikun e ndotjes së detit dhe për të monitoruar ndotjen që është krijuar.
Trageti i linjës Greqi-Itali, 'Euroferry Olympia' u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Nga bordi i anijes u evakuuan 279 persona, ndërsa një shofer u gjet i vdekur, ndërkohë që rezultojnë të zhdukur ende 10 të tjerë që mendohet se kanë mbetur të bllokuar në anije.