“Genti 001” është kompania që dyshohet se është favorizuar në 2 tendera, nga ish-kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj gjatë kohës që kjo e fundit ka qenë në detyrë.
Report Tv mëson se kompania “Genti 001” që operon në fushën e ndërtimit dhe të tregtimit me shumicë e pakicë të materialeve të ndërtimit, është në pronësi të Ilir Dervishajt i cil zotëron 100% të aksioneve.
E themeluar në vitin 2019 kompania "Genti 001" kryente aktivitetet ekonomike të tregtisë së materialeve të ndryshme të ndërtimit dhe lavazho, ndërsa SPAK vëren brenda një periudhe trevjeçare, arriti të fitojë 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos plus shumë të tjera nga institucione të tjera publike.
Lajmi kryesor:
GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë (EMRAT)
B.V/ReportTv.al