Selena Gomez dhe Benny Blanco

VIP & Spektakël

U fejua në gusht, por Selena Gomez e publikoi disa muaj më vonë propozimin, shkak Justin Bieber

17 Dhjetor 2024, 19:27| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 19:28

  • Share

Selena Gomez vonoi shpalljen e fejesës së saj me Benny Blanco për muaj të tërë, sepse ish-i i 32-vjeçares, Justin Bieber, mirëpriti lindjen e djalit të tij.

Gomez e bëri të ditur lajmin më 11 dhjetor duke publikuar disa foto në Instagram, por rezulton se propozimin ajo mund ta ketë marrë në gusht, megjithatë, ajo nuk e ndau me publikun pasi ylli i Disney nuk donte që momenti i tyre të lidhej me Bieber-ët.

“Ata u fejuan në gusht dhe Selena nuk donte që fejesa e tyre të lidhej me Bieber në asnjë mënyrë. Sepse ata e dinin që nëse do ta shpallnin aty, njerëzit do të lidhnin dy lajmet", tha një burim për Daily Mail.

"Gomez e dinte se do të kishte njerëz që do ta akuzonin për fejesë për të larguar vëmendjen nga foshnja e Justin dhe për të larguar vëmendjen prej tij. Madje, njerëzit do të thoshin se ajo e bëri këtë sepse nuk e ka kaluar ende atë”, shtoi ai.

Justin dhe Hailey mirëpritën djalin e tyre më 22 gusht, vetëm disa muaj para se bëheshin publike lajmet se Sean ‘Diddy’ Combs mund të ketë abuzuar me Justin kur ai ka qenë në fillimet e karrierës së tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?