Politikë

U filmua duke blerë vota, SPAK nis hetimet, kandidati për deputet i LSI-së nuk pranon të dëshmojë për rastin, shpallet në kërkim policor!

23 Prill 2021, 17:06| Përditesimi: 23 Prill 2021, 17:37

  • Share

Pasi u filmua duke blerë vota, SPAK ka nisur hetimin ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati për deputet, tashmë i shpallur në kërkim policor dhe nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në polici dhe ka fikur telefonin.

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video e cila është publikuar ditën e sotme, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Pavarësisht këtyre episodeve, opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj kundështarëve politikë të selisë rozë se po tentojnë te blejnë votat e qytetarëve, derisa në Elbasan mbi këtë dyshim, struktura për mbrojtjen e votës së PD-së vrau Pjerin Xhuvanin, mbështetës të Partisë Socialiste. Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Vetë Joka tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

VIDEO Eltjon Joka duke blere vota

1619190541_joka.jpg

Eltjon Joka

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 23/04/2021 21:11

    Ky Etjon Stoka lristi naziskin i Nafije dybekut duhet te jete strehuar ne haremin naziskin te Jales

    Përgjigju
  • vera: 23/04/2021 19:37

    JA C'FARE BEN PARTIA E ILIR MUTIT,,,KETA DUHEN RRAHUR NE MES TE TIRANES ME THUPRA DERI SA TI DALE SHPIRTI...

    Përgjigju
  • Tirona: 23/04/2021 19:33

    Ketyre qe shkojne per te blere votat duhet te shkojne ne burg , por cfare faji kane fukarejte qe jane mashtruar nga bleresit e votave te perfundojne ne burg dhe per ti ndihmuar keta fukarejne duhet qe Ju si media e shkruar te njoftoni mediat televizive qe sa nuk eshte vone se dy dite na ndajne nga zgjedhjet, ti bejne thirje atyre qe jane mashtruar te shkojne e te denoncojne dhe ti kthejne leket ne Polici se do te perfundojne ne burg dhe si pasoje te gjitha keto familje do varferohen me teper , gjithashtu tjua bej me dije ketyre fukarejnve se hajduterit e blerjes se votave jane te filmuar nga organet kompetente dhe do te arrestohen dhe keta te fundit do te tregojne se ku e kane blere voten.edhe nje here bejeni sa me shpejt kete njoftim qe te ndergjegjesohen fukarejnte e mashtruar dhe te shkojne te bejne denoncimet , qe ti shpetojne burgut

    Përgjigju
  • Une: 23/04/2021 18:59

    Tipik LesheLi. Parti varikariste nga fillimi deri ne fund. Ishalla shuhet si emer per 3 dite

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 23/04/2021 18:22

    Lus zotin qe ky mender kandidat per deputet te shkoi ne burg para se likja tja kput duart, keshtu ka thane se do ja kpus duart atij qe blen vota por edhe atij qe shet,por kam frike se likja i ka kputur koken meqe spo " gjindet" asku, ose ka shkuar te mziu me ja qu listen e atyre qe duhet ti vras pasi kan shitur voten ne menyre qe tmos kete deshmiar,keta jane mbrojtesit e votes nderkohe qe vrasin njerez, e imagjinoni sikur te jen ne pushtet,mziu e ka pas lavruar fushen e sportit.

    Përgjigju
  • Etjon: 23/04/2021 17:20

    Bobo. Po tani. Iken duart e ketij. Do ja presi presidenti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?