Kristin Cabot dhe Andy Byron duke u përqafuar në koncertin e Coldplay

Bota

U filmua e përqafuar me CEO-n në koncertin e Coldplay, thyen heshtjen bashkëshorti i Kristin Cabot: Ishim divorcuar përpara skandalit

9 Shtator, 16:24| Përditesimi: 9 Shtator, 16:29

  • Share

Bashkëshorti i Kristin Cabot, drejtuesja e burimeve njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, e cila u kap në një moment intim me CEO-n e kompanisë, Andy Byron, gjatë një koncerti të Coldplay, ka reaguar për herë të parë që prej shpërthimit të skandalit.

Videoja që tregonte Cabot dhe Byron duke u përqafuar dhe më pas duke u ndarë me siklet kur u shfaqën papritur në ekranin gjigand të koncertit, u bë virale dhe ndezi spekulime për një lidhje të fshehtë mes tyre. Pas këtij incidenti, të dy dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre në Astronomer.

Të premten e kaluar, u bë e ditur se Kristin Cabot ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, më 13 gusht. Megjithatë, në një zhvillim të ri të kësaj historie, një përfaqësues i Andrew Cabot ka deklaruar për revistën People se çifti ishte ndarë në mënyrë private dhe miqësore disa javë përpara koncertit.

"Vendimi për t’u divorcuar kishte nisur para asaj mbrëmjeje. Tani që kërkesa për divorc është publike, Andreë shpreson se kjo do t’i japë fund spekulimeve dhe do t’i lejojë familjes së tij privatësinë që gjithmonë ka vlerësuar”, tha përfaqësuesi i Andrew Cabot.

As Kristin Cabot dhe as Andy Byron nuk kanë komentuar ende publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Në videon që u bë virale, të regjistruar më 16 korrik gjatë koncertit të Coldplay në Boston, Byron shihet duke përqafuar Cabot nga pas, ndërsa të dy reagojnë me hutim kur shfaqen në ekranin e madh.

Cabot mbulon fytyrën me duar, ndërsa Byron përkulet për të shmangur kamerat.

Pas përhapjes virale të videos, kompania reagoi përmes një deklaratë zyrtare ku thuhej: “Astronomer mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi. Drejtuesit tanë duhet të jenë shembull për sjellje dhe përgjegjësi, dhe kohët e fundit, ky standard nuk u përmbush. Andy Byron ka paraqitur dorëheqjen dhe Bordi i Drejtorëve e ka pranuar atë”.

Deri në emërimin e një CEO të ri, bashkëthemeluesi dhe drejtori i produkteve, Pete DeJoy, do të vazhdojë të mbajë postin e CEO-së së përkohshëm.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?