‘U fol shumë për rininë por asgjë nuk u tha’, studentja kritika ministrave: Nuk na mbështesni, qiratë në stratosferë kurse bursa 10 mijë lekë

12 Prill, 16:01| Përditesimi: 17 Prill, 16:01

  • Share

'Rinia nuk ka mbështetje’, kështu u shpreh një studente e Fakultetit të Drejtësisë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria për Mbështetjen e Rinisë dhe Fëmijëve, që kishte në fokus edukimin financiar që në moshë të hershme.


“Gjatë gjithë kohës ju folët, vetëm për investime, depozitim e kursim. Po fitimi? Në këndvështrimin tim personal rinia nuk ka aspak mbështetje për punë, që nga studentët, kemi një bursë mediokre sepse nuk mendoj se ajo bursa prej 10-mijë lekësh të reja është ndonjë suport, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet”, u shpreh studentja.


Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për të rinjtë, që po përballen me çmime stratosferike të qirave të apartamenteve.


“Po ashtu mendoj edhe rrogat mund të marrin studentët nuk janë fare mbështetëse, duke marrë parasysh, përjashtuar ata që jetojnë në konvikte, sepse në konvikte nuk mund të rehabilitohen të gjithë studentët e Tiranës, qiratë e shtëpive janë në stratosferë që nuk mendoj që një student mund ti përballojë vetëm. A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të  hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha, konkretisht?”, u shpreh studentja në aktivitetin e organizuar në Kuadër të Javës Globale të Parasë.


Lajmi kryesor:

Paketë e re fiskale, ulje tatimi për pagat e të rinjtë deri në 29 vjeç dhe për prindërit me fëmijë nën 18-vjeç! Mete: Mësuesit, me rritjen më të madhe të pagave


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?