U fotografua në një mbledhje partie me shumë persona, Rakacolli: Incident, nuk ishin më shumë se 14 veta, u mblodhën në fund të takimit

1 Shkurt 2021, 13:55| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 14:33

  • Share

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ka reaguar pas fotos që ka qarkulluar në rrjet ku ajo shfaqej në një mbledhje partie me shumë persona. Rakacolli tha se ky ishte një incident, pasi shtoi se në fillim të takimit kanë qenë shumë pak persona ndërsa në fund u grumbulluan.

“Ne kemi  thënë shumë qartë masat që duhen zbatuar. Të gjitha strukturat që janë përgjegjëse janë në këmbë, por smund të ketë nëse nuk ka ndërgjegjësim dhe edukim të qytetarëve. Smund të mbahet vetëm nga kontrollet. Fakti që njerëzit nuk i zbatojnë këto masa si duhet është se ska ndërgjegjësim. Duhet ta bëjë media, duhet ta bëjmë ne. Media bën mirë që fokusohet te ata që nuk zbatojnë masat por duhet edhe të ndërgjegjësojë. Duke pasur një ndërgjegjësim mundet që njerëzit të vendosin maskën.

Ajo ka qenë një incident i izoluar ka qenë një situatë në të cilën ajo ndodhi. Ju e patë që aty nuk janë më shumë se 14 veta. Une e kam shpjeguar si ka ndodhur, unë e kam  shpejguar se ka ndodhur në fund ta takimit që kanë ardhur dhe të tjerë. Ishte një foto që nuk mbetet për tu shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kur ka filluar aktiviteti ka qenë me më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar dhe vetë por sivç e shpejgova ka qenë ai momenti i lëvizjes së orareve”, tha ajo.

Ka qenë ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili akuzonte Rakacollin se ka thyer rregullat anti-COVID, ndërsa kërkoi shkarkimin e saj pasi shkeli masat që vetë predikon për t'u respektuar nga qytetarët. 


Lajmi kryesor:

Komiteti i Ekspertëve: Rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e infektimeve! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?