Cristian dhe Stiven Shpendi

U ftuan nga Kombëtarja, binjakët kuqezi rinovojnë në Itali: Urime prindërve për këta djem

4 Prill 2023, 10:04| Përditesimi: 4 Prill 2023, 10:06

  • Share

Cristian dhe Stiven Shpendi, binjakët kuqezi që luajnë në Itali kanë rinovuar deri në 2026 me Cesenan në Serie C. Dy 19-vjeçarët janë në optikën e shumë klubeve, teksa paraqitjet e tyre kanë bindur bardhezinjtë që t'i shtojnë vitet në kontratë.

Të dy sulmues qendrorë, shqiptarët kanë bërë për vete edhe presidentin e Cesenas, Roberto Luisi. Ky i fundit ka folur me fjalë zemre për punën dhe edukatën e dy shqiptarëve.

"Përpos se futbollistë të talentuar, Kristiani dhe Stiveni janë të sjellshëm, diellorë, pasionantë, dhe djem të respektueshëm. Kur dikush zotëron këto vlera, merita duhet ndarë me familjen së cilës i përket. Prandaj, dua të përgëzoj prindërit e tyre që kanë rritur dy fëmijë me cilësi të ngjashme. Jam i sigurt se duke vazhduar të punojnë si kanë bërë deri tani, një e ardhme plot me të mira do t’i presë ata si brenda, ashtu edhe jashtë fushe", tha presidenti i Cesenas.

Kujtojmë se dyshja Shpendi janë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, duke qenë potencial për ekipin e parë të kuqezinjve.

 

Cristian dhe Stiven Shpendi
 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?