Foto ilustruese

Kronikë

U fut me makinë në sens të kundërt dhe u përplas me kamionin, arrestohet 60-vjeçarja në Durrës, pasagjerja që ishte me të ndërroi jetë

29 Prill 2021, 08:40| Përditesimi: 29 Prill 2021, 08:47

  • Share

Një 60-vjeçare është arrestuar në Durrës, pas një aksidenti me pasojë vdekjen e bashkëmoshatares së saj.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetësia M. K., banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, duke drejtuar mjetin tip "Lancia" në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P.

Si pasoje e aksidentit ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Ndërkohë që u procedua penalisht edhe shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?