Kronikë

U fut në servis për të vjedhur 40 pompa naftë, arrestohet 29-vjeçari në Durrës! Dyshohet si autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera

29 Nëntor 2021, 14:07| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 14:09

  • Share

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në këtë qytet.

29-vjeçari me iniciale F.XH, banues në lagjen nr. 17, Durrës u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 - 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?