Rjedha e lumit Osum

U fut për të notuar në kanionet e lumit Osum, turistin holandez e merr rrjedha! Polumbarët nisin kërkimet

8 Maj 2023, 20:02| Përditesimi: 8 Maj 2023, 20:58

  • Share

SKRAPAR – Dy turistë holandezë u futën për të notuar në kanionet e lumit Osum por njërin prej tyre e ka marrë rrjedha.

Gruaja 64-vjeçare e identifikuar si H. (V. A.) C. S., u paraqit për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?