Foto ilustruese

Kronikë

U fut për t'u larë, mbytet në Shëngjin pushuesi nga Kosova

15 Korrik 2021, 12:17| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 10:33

  • Share

Një 70-vjeçar, pushues nga Kosova, ka humbur jetën mesditën e sotme në Shëngjin, pasi u mbyt në ujërat e bregdetit të Kunes, ndërsa ishte futur për t'u larë.

Viktimë ka mbetur Zeqir Zeqo, i cili, pavarësisht se iu dha ndihma e parë, ndërroi jetë, ndërsa mbetet ende e paqratë nëse ai u mbyt për shkak të ndonjë kompkiacioni që mund të ketë pësuar, teksa ishte në ujë.

Prej ditësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, që mbetet problem edhe në Shëngjin, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët.

Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mbyten në det është tragjik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?