Foto ilustruese

Kronikë

U fut për t'u larë në det, mbytet pushuesi kosovar te ' Shkëmbi Kavajës'

14 Korrik 2021, 07:31| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 07:33

  • Share

Një 80-vjeçar, pushues nga Kosova, është mbytur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 18:40, ku 80-vjeçari me inicialet S.O., u fut në det për t'u larë, por fatkeqësisht u mbyt.

Nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes, nëse 80-vjeçari pësoi infrakt brenda në ujë apo ndonjë komplikacion tjetër, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Prej ditësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët.

Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë tragjike. Fatkeqësisht edhe këtë sezon veror bilanci i pushuesve që mbyten në det është tragjik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?