Kronikë

U fut për t'u larë në lumë me shokët, mbytet 17 vjeçari në Itali

3 Korrik 2019, 20:38| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 20:41

  • Share

Një 17-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali menjëherë sapo ka hyrë për t'u larë në ujërat e lumit Chiusella.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 të ditës së sotme teksa po futej të lahej në lumë bashkë me dy të rinj të tjerë bashkëkombas të tij.

Miqtë e tij lajmëruan menjëherë autoritetet të cilat shkuan në vendngjarje por tashmë i riu kishte ndërruar jetë. Ekipet e zhytësve nxorën trupin e tij të pajetë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?