Foto ilustruese

U futën për të vjedhur në vilën e një familje italiane, dy shqiptarët kapen ‘mat’ me bizhuteri dhe xhevahire në duar

28 Prill 2023, 13:03| Përditesimi: 28 Prill 2023, 13:09

  • Share

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane pasi kanë bastisur një shtëpi dhe kanë vjedhur bizhuteri dhe xhevahire.

Dy të rinjtë dhe një nga bashkëpunëtorët e tyre, i cili është ende i paidentifikuar u panë nga fqinjët teksa dilnin nga banesa e një familje italiane.E nga ky moment ata janë larguar në këmbë për të shmangur policinë.

Për pasojë dy djemtë 26 dhe 28 vjeç, u arrestuan në stacionin Mortegliano dhe gjatë kontrollit iu gjetën bizhuteri dhe xhevahiret e sapo vjedhura, të cilat i kishin fshehur në trup.

Policia italiane po heton ende ngjarjen për të identifikuar edhe bashkëpunëtorin tjetër dhe nëse të rinjtë kanë kryer edhe më parë vjedhje nëpër banesa.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?