FIER- Familja e Sokol Shytres, i cili gjet i mbytur dy ditë më parë në Vlorë, ka hapur ditën e sotme dyert e mortit në fshatin Kurjan të Roskovecit, 600 metra larg nga qendra e fshatit. Ngjarja për të afërmit është e pabesueshme, teksa e përshkruajnë 22-vjeçarin si një djalë shumë të mirë. Ato kërkojnë drejtësi, pasi dyshojnë se e kanë vrarë. Për mediat, ato shprehen se i riu nuk vuante nga asnjë sëmundje.
“Shumë njerëz të mirë. Ca do bënte korba nënë, të atin e kishte në Greqi, Si këta djem, edhe kafe të pinë nuk të pyesin më, jetonte këtu, ishte shumë i mirë, nuk e di nëse vuante nga sëmundja, ca nga pandemia ca nga koka, jemi bërë kokra koka, nuk e besonim kur e pamë”, tha një e afërme.
“Është ngjarje e rëndë, policia të gjejë autorët. Nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje, jetonte këtu, jo në Tiranë. Nuk e dimë ca i ka ndodhur djalit, të marrin masa. Drejtësia duhet të kërkohet se s’bn, djel djali nga shtëpia, e marrin dhe vjen i vdekur”, tregon një tjetër.
Shytre u gjet 2 ditë më parë i mbytur në afërsi të Petroliferës, në Vlorë. I riu i cili u gjet i mbytur dhe me dëmtime në kokë. Ai kishte në gishtin e dorës dhe në kyçin e dorës së majtë tatuazh, shenja këto që ndihmuan në identifikimin e tij. Sakaq, në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, 22-vjeçarit i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det, por nuk përjashtohet mundësia që këto hematoma t’i jenë shkaktuar nga përplasja në ndonjë shkëmb. Shytre njihej si një djalë i qetë dhe prej 4 muajsh i kthyer nga Gjermania. Ai ishte vëllai i 2 motrave, teksa babai punonte si emigrant në Greqi.
Viktima Sokol Shytre, tatuazhi në dorën e tij dhe vendi ku u gjet i vdekur