U gjet i pajetë në plazhin e Spillesë, identifikohet 59-vjeçari! Dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit

9 Shkurt 2021, 10:23| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 18:52

  • Share

KAVAJË - Një ditë pasi u gjet i mbytur në bregdetin e Spilles në Kavajë, është identifikuar trupi i viktimës.

59-vjeçari i gjetur i pajetë është Ameli Softa. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit i cili ka qenë i rrëmbyer për shkak të shirave.

"Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më datë 06.02.2021 se në orën 07:30, në lagjen nr. 13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull i paidentifikuar, ju njoftojmë se nga specialistët e Stacionit së Policisë Plazh, ky shtetas është identifikuar si A. I., 59 vjeç, i cili banonte i vetëm në Durrës" - njofton policia.

Ameli Softa u gjet ditën e djeshme në plazhin e Spilles. Policia njoftoi se 59-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 5 shkurt, ndërkohë që dje është gjetur i vdekur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Viktima Ameli Softa

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?