Kronikë

U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura, dyshohet se u vra 1 javë më parë! Identifikohen autorët

14 Qershor 2021, 09:47| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 17:16

  • Share

Report Tv mëson detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale. Autorët të cilët dyshohet se e kanë vrarë janë identifikuar. Xhaferraj ka qënë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

Sipas burimeve viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit. Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike. Dyshohet se autor është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjecar me iniciale K.B . Të dy nga Lushnja, dhe që tashmë janë shpallur në kërkim.

Fridman Xhaferraj, nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë bashkë me vëllanë e tij kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e forcave Shqiponja në qytetin e Vlorës. Nga kjo ngjarje, vëllai i tij ka përfunduar në burg, ndërsa Fridmani ka jetuar me Pluk të Lushnjes gjatë kësaj kohe.

Në shkurt të këtij viti Fridman Xhaferraj dyshohet se ka qene autor i djegies se tre automjeteve luksoze në një qendër tregtare në Lushnje. Për këtë vepër pas hetimeve të policisë është arrestuar në datën 1 Maj ku gjykata kishte vendosur më parë masën e arrestit me burg. Në datën 25 Maj gjykata e ka lehtësuar masën e arrestit në arrest në shtëpi.

Fridman Xhaferraj jetonte me vëllain pasi e ëma ka vdekur në Greqi, në një aksident rrugor, ndërsa dy vjet më parë është ndarë nga jeta dhe babai i tyre. Një nga fqinjët si gjithmonë të rezervuar në këto raste shprehet se ishin të qeta. Policia po heton në disa pista ku kryesore është aktiviteti i tij në shpërndarjen e narkotikëve.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Gladiola Hoxha dhe Yrjet Saliali

1623657653_FridmanXhaferraj.2.jpg

Fridman Xhaferraj

 

Ora 10:27
Dyshohet se vranë 25 vjeçarin 1 javë më parë dhe e hodhën në rezervuarin e Gjançit me duar të lidhura, identifikohen autorët!

Burime kofidenciale bëjnë me dije se janë identifikuar autorët që dyshohet se mund të kenë vrarë dhe hedhur në rezervuarin e Gjançit në Korçë 25 vjeçarin Fridman Xhaferraj. Mësohet se është më shumë se 1 person, por ende vijojnë hetimet. Xhaferraj ka qënë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?