Mac Miller dhe Ariana Grande

VIP & Spektakël

U gjet i pajetë pak ditë më parë ish-i i Ariana Grande, zbulohen detajet tronditëse për Mac Miller

14 Shtator 2018, 06:10| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 06:34

  • Share

Reperi Mac Miller 26 vjeç, ka vdekur të premten për një mbidozë të dyshuar.

Ylli rap u gjet në shtëpinë e tij në San Fernando Valley, Kalifornia, rreth mesditës e së premtes dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Mirëpo sipas detajëve të reja, natën para se reperi Mac Miller të ndahej nga jeta, ai kishte mbledhur një grup miqsh për të kaluar pak kohë me ta. Ata qëndruan së bashku deri në orët e para të të premtes së 7 shtatorit.

Sipas burimeve pranë policisë kanë njoftuar  për “TMZ” se Miller kishte ndërruar jetë shumë orë përpara se oficerët e policisë të gjenin trupin. Ata shkuan në apartamentin e tij pasi dikush kishte njoftuar se 26-vjeçari nuk merrte dot frymë.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se pranë tij ishin gjetur sasi të lëndëve narkotike, pavarësisht se policia është përpjekur që t’i fshehë gjurmët. Megjithatë rezultatet e vërteta do i tregojë autopsia e cila pritet të dalë së shpejti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?