Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes, në lidhje me hetimin e nisur pas vetëvrasjes së biznesmenit Eugert Lazaj.
Në banesën e tij u gjet një pistoletë, ip "Glock" e cila rezultoi se ishte përdorur edhe ngjarjen e bujshme e bujshme të vitit 2018 në ish bllok, me një të vdekur dhe dy të plagosur.
Pistoleta i përkiste Redi Popeskut, por ky i fundit pretendon se ajo i ka humbur. Pas disa muaj hetimesh të nisura nga prokuroria për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes nuk u vërtetua dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit, dhe për këtë prokuroria kërkoi pushimin e çështjes doku e dërguar çështjen në gjykatë. Tashmë do jetë gjykata e cila do të vendosë nëse do e pranoje apo jo kërkesën e prokurorisë.
Eugert Lazaj është 37-vjeçari që u gjet korrikun e vitit të kaluar i vetëvrarë në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, "Adorions Palace" në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës.
Ai qw prej vitit 2004 kishte lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij.