Kronikë

Tiranë/ U gjet i vdekur në Bërxullë, policia: 48-vjeçari vdiq nga mbidoza e kokainës! Arrestohet shoku, e mbajti disa ditë në shtëpi dhe e hodhi në përrua

24 Shkurt 2023, 11:33| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 15:10

  • Share

TIRANË – Mbidoza e kokainës dhe heroinës i ka marrë jetën 48-vjeçarit të identifikuar si Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. 47-vjeçari është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici por e hodhi në përrua. 

Në dëshminë para hetuesve ka thënë se kishte frikë se mos akuzohej, ndaj e mbajti disa ditë në shtëpinë e tij në zonën e Laprakës dhe më pas e transportoi me makinë dhe e la në përroin e Limuthit.  Elton Tahiri dhe Majdiel Husa kishin disa ditë që ishin depërtuar së bashku nga Gjermania dhe që prej kthimit kanë qëndruar së bashku në banesën e Husës në Laprakë, pasi jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë.

Viktima nuk kishte kontaktuar për asnjë moment me familjarët e tij dhe nuk u kishte treguar se ishte kthyer nga Gjermania. Policia, që prej konstatimit të trupit në afërsi të Bërxullës nisi verifikimet e të gjitha lëvizjeve që ka kryer që nga kthimi dhe identifikoi edhe shokun e tij Husa, me të cilin kishte ardhur nga jashtë. Husa është mbajtur në vëzhgim dhe pasi është shoqëruar për t’u marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes. Trupin e ka mbajtur në banesën e tij për të paktën 2 ose 3 ditë pasi sipas burimeve kishte nisur dekompozimi.

Gjatë kontrollit në banesën e Husës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi 47-vjeçari për transportimin e trupit të pajetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ora 11:42
Del FOTO, kush është 48-vjeçari që vdiq në shtëpinë e shokut pas mbidozës nga kokaina dhe heroina

1677235266_4.jpg

Report Tv siguron fotografinë e 48-vjeçarit Elton Tahiri që ndërroi jetë në shtëpinë e shokut pas mbidozës nga kokaina dhe heroina. 

Ora 11:38
Tiranë/ 48-vjeçari vdiq nga mbidoza e drogës, shoku e mbajti disa ditë të vdekur në shtëpi: E hodha në përrua se kisha frikë

1676962508_policianaten1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 48-vjeçarit në Tiranë që u gjet i vdekur në përroin e Lamuthit. Bashkë me shokun ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Majdiel Husës në zonën e Laprakës. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë drogë dhe ka vdekur që aty. E ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë. Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur nga frika se mund të akuzohej.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 24/02/2023 12:38

    Ai qenka shok prej verteti te tapos me mall edhe pastaj te Ben edhe ceremoni te denje ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?