Pas thirrjes së policisë një ditë më parë, për një fëmijë të mitur i cili ishte gjendur i vetëm në rrugët e Tiranës dhe ndodhej në komisariatin nr. 3 pasi nuk mbante mend adresën, familjarët janë paraqitur për ta marrë ditën e djeshme rreth orës 19:00.
Fëmija që ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, i është dorëzuar familjarëve pasi kontaktuan me efektivët e policisë. Ai u gjet i vetëm nga qytetarët rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut”.