Fëmija i humbur

Kronikë

U gjet i vetëm në mes të rrugës, kush e njeh këtë fëmijë apo familjen e tij të njoftojë menjëherë

8 Maj 2021, 17:00| Përditesimi: 8 Maj 2021, 17:01

  • Share

Ky fëmijë i mitur është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë në Tiranë dhe nuk e di shtëpinë e tij. Policia e Tiranë ka njoftuar se djaloshi i quajtur Vin Uku është në mirë nga gjendja shëndetësore dhe ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr.3.

Policia bën thirrje për këdo që e njeh që të telefonojë në numrin 112.

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?