U gjet një vit më parë në ’Pa Gjurmë’ zhduket për herë të dytë 48-vjeçari nga Dimali, familjarët: Dyshojmë se ’mbahet peng’

9 Mars 2022, 17:51| Përditesimi: 9 Mars 2022, 18:27

  • Share

U gjet gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, më 30 prill të vitit 2021, por Bledar Salinja ka humbur gjurmët për herë të dytë. Njëjtë si një vit më parë, ai është larguar nga shtëpia më 28 janar nga Bistrovica e Dimalit, ku jetonte i vetëm. Pasi fqinjët nuk e kanë parë më 48-vjeçarin në fshat, ata kanë njoftuar ish-bashkëshorten e tij. Bledari kurohej nga depresioni prej 16 vitesh, ndërsa ishte divorcuar me gruan e tij Leonora Subashin për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Pavarësisht problematikave në familje, ish-bashkëshortja vjen sërish në program, nga ku bën thirrje për gjetjen e babait të katër fëmijëve. Ajo sqaron se pak ditë para se të humbte gjurmët, 48-vjeçarit i kishte dhënë disa të holla e më pas nuk ka kontaktuar më me të. 

’Bledari ishte në shtëpinë time javën e dytë të janarit. Unë i një shumë parash, por më pas nuk e takova më. Fqinjët më treguan se nuk e kishin parë të lëvizte prej ditësh në fshat dhe kjo i kishte shqetësuar shumë. Kur e takova për herë të fundit më tha se një person e kishte kontaktuar për t’i ofruar punë si çoban në Moravë. E kemi verifikuar që pasi u takua me mua në janar kishte mbërritur  në banesën e tij, sepse fqinjët e kishin parë. Ne kemi kontrolluar kudo, madje kemi hapur edhe shtëpinë, por asgjë nuk kemi zbuluar.Unë dhe fëmijët kujdesemi hera herës për të. Bledari ka një vit e gjysëm dy vite që jeton vetëm sepse dhe nëna e  tij është larguar, pasi ai ka qenë i dhunshëm. Unë kurrë nuk ia kam mbyllur derën Bledarit dhe asnjëherë nuk do t’ja mbyll. Ai është babai i fëmijëve të mi. Në polici kam bërë denoncimin për herë të dytë, por asgjë nuk kam mësuar deri më tani. Ai vinte gjithmonë ne shtëpinë time. Që prej fundit të janarit nuk e ka parë më askush’,-shprehet ish-bashkëshortja e tij 

Bledar Salinja u gjet një vit më parë falë telefonatës së papritur që bëri vetë në studio gjatë transmetimit live. Ai kishte humbur gjurmët për afro një muaj dhe kishte përfunduar në fshatin Adriatik të Divjakës ku punonte si çoban. Të njëjtën gjë mendon sërish Leonora, e cila dyshon se ish-bashkëhsorti ’mbahet peng’ nga dikush që mund ta ketë punësuar.

’Pas gjetjes Bledarin e shtruam në spital në Tiranë, sepse ka qenë i rënduar nga shëndeti mendor. Ai nisi mjekimet, por më pas i la sërish.  Në atë kohë ai na tregoi se si kishte ikur, pasi e kishin marrë me makinë. Në fillim e kishin marrë si pasagjer, pastaj e kishin punësuar si çoban në fshat. Bledari kishte thënë se dua të iki te fëmijët dhe te kalamajtë, por pronari nuk e kishte lejuar të largohej. Unë dyshoj se ai shfrytëzohet si çoban’ 

Me shpresën se si herën e parë, Bledari do të mund të telefonojë, pasi të ndjekë programin, ish-bashkëshortja iu drejtua sërish emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për ndihmë. Ditën që është larguar, ai dyshohet të ketë patur të veshur një palë xhinse dhe një bluzë gri me kapuç. 48-vjeçari ka një fizik të dobët dhe të shkurtër. 

Kush ka informacion për Bledar Salinjën është i lutur të na kontaktojë në:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-17:00

Lexo edhe: E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Më ka marr malli, hajde më merrni

 

Emisoni i plotë

 

O.D./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?