Foto ilustruese

Kronikë

U gjet pa jetë në burgun ku u vra edhe Albert Bako, zbulohet identiteti i shqiptarit (Emri)

28 Janar 2019, 09:05| Përditesimi: 28 Janar 2019, 09:10

  • Share

GREQI- Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek. (SHIKO KËTU)  Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha.

Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut të Koridhalosit, burime nga policia greke bëjnë me dije se në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.

Pak ditë më parë në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival (Lexo këtu), të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek (Lexo këtu). Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar (Lexo këtu). Sipas autoriteteve greke, ai u gjet i varur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë. Ndërsa disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritetet greke.

Ngjarjet e fundit në burgjet greke janë në vazhdën e disa vrasjeve në shtetin fqinj. Që prej vrasjes së ekstremistit minoritara në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?