Foto ilustruese

Kronikë

U gjet pa ndjenja nga punëtorët e tjerë në galeri, ndërron jetë minatori në Klos

5 Tetor, 11:20| Përditesimi: 5 Tetor, 11:23

  • Share

Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në një minierë në vendin e quajtur ‘Maja e Drenit’ në fshatin Cerujë të Klosit.

61-vjeçari me iniciale H. D., është gjetur pa ndjenja nga pnëtorët e tjerë të minierës rreth orës 11:30 në galerinë nr.5, e më pas ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 61-vjeçari të ketë ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga kqyrja paraprake, në trup nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime që lidhen me incidente në punë.

“Ditën e djeshme është marrë informacion se, në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?