Rrogozhinë- Një tjetër i dënuar ka humbur jetën ditën e sotme (26 Gusht), teksa vuante izolimin për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së drogës në Burgun e Rrogozhinës.
Drejtoria e Burgjeve konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është Erlad Helshani, 43 vjeç, banues në Kavajë.
“Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mësohet se Helshani po trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak, gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.
“Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit”, sqaruan Burgjet procedurat e para.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Po sot në mëngjes, u njoftua edhe humbja e jetës së një tjetër të dënuari, Fotaq Zaharisë, nga Vlora, për shkak të problemeve respiratore nga të cilat vuante prej 22 Korrikut dhe përkeqësimit më 16 Gusht, kur u shtrua në QSUT për trajtim.
Zaharia ishte dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe pengmarrje pas trazirave të vitit 1997, teksa ishte edhe i paralizuar nga një plumb gjatë plagosjes së tij në operacionin e arrestimit gati dy dekada më parë.
Çdo muaj nje i burgosur i vdekur me ardhjen e drejtorit te ri te burgjeve
Përgjigju