HIMARË- Peshëngritësi, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, Piro Dhima ka përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit nënën e tij, Lefterie Dhima, 75-vjeç, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Dhima ka mbërritur nga SHBA-ja ku dhe jetonte prej vitesh dhe mes lotëve, i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila vdiq e vetmuar në banesën e saj në Himarë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm një numër i vogël të të afërmish, në respekt të masave anti-COVID, ku shihen edhe teksa mbajnë maskën.
Dhima u vendos në qendër të kritikave ku u akuzua se ka braktisur nënën e tij, por në një lidhje telefonike për Report Tv, ai tha se e ëma, si të gjuthë nënat shqiptare nuk kishte dashur që të shkonte në Amerikë, por që të jetonte në shtëpinë e saj.
Dhima shtoi se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë, kur mësoi lajmin e trishtë.
Kini pak njerzillek o njerez dhe I lini njerezit te qete ne hallet e tyre .Kjo eshte nje tragjedi personale e familjare e te tjeret s’kane asnje arsye te fusin hundet.Kjo qe i ndodhi kesaj zonjes i ka ndodhur apo mund ti ndodhe me mijera pleqve shqiptare te cilet rrojne te vetmuar sepse I kane femijet larg .
PërgjigjuPo ca kampioni eshte ky maskara qe braktisi ate qe e lindi e i dha jete?? E lane si mos me keq ne vetmi ne mes te hicit...keshtu do ja bejne dhe ketij....bumerang eshte
PërgjigjuPiro Dhima dhe Aleksander mund te mbehete ne viti 2025 deputete
PërgjigjuSi do qofte ngushullime,eshte ndonje lapsus qe ai perifrazon "si gjithe ne nenat shqiptare...."sepse Dhima ka deklaruar qe eshte grek brez mbas brez dmth pasardhes i Homerit
Përgjigju