BRITANI- Policia britanike ka vënë në pranga 36-vjeçarin me origjinë shqiptare, Koçi Selamaj, i cili po merret në pyetje si një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.
Ai është vënë në pranga brenda shtëpisë së tij, nga ku po kontrollojnë nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje.
Shqiptari tani është personi i tretë i mbajtur në paraburgim, ndërsa një 41-vjeçar dhe një 38-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë.
Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.
“Ai është një person shumë i qetë, ai kurrë nuk flet. Shpërndan porositë e ushqimeve me makinën e tij.”, tha dikush.
“Ai është shqiptar. Unë nuk e kam parë atë për një muaj. Ai hynte në dyqan për të rimbushur telefonin dhe pajisjen elektrike.”, tha një tjetër.
Arrestimi i 36-vjeçarit, është bërë pas njoftimit të policisë se pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë u pa duke kaluar një automjet.
Në pamjet e videos shfaqet një burrë, pa flokë, i cili në dorë mban një objekt të kuq në dorë, teksa përpiqet t’a fshehë nën mëngë.
Objekti i kuq të cilin mban në duar, personi në videon e publikuar ditët e fundit, mendohet të jetë edhe arma e krimit me të cilën iu mor jeta mësueses së re, duke e goditur në kokë.
Sabina Nessa është gjetur e vdekur në pakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.
Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.
Vrasja e rëndë ka ndezur debatin për sigurinë e grave në rrugët e Britanisë. Ajo vjen vetëm gjashtë muaj pas vrasjes së 33-vjeçares Sarah Everard, që u mor peng dhe u vra nga një oficer policie jashtë detyrës.
Koci Selamaj është 36-vjeçari me origjinë shqiptare i arrestuar nga policia britanike si i dyshuar kryesor për vrasjen e mësueses Sabina Nessam 150 metra larg shtëpisë së saj.