U gjet sasi e lartë e metalaksilit, parandalohet dërgesa e trangujve serbë në tregun slloven

14 Shtator 2023, 11:24| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 11:26

  • Share

Kastravecat nga Serbia të destinuara për tregun slloven janë ndalur në kufi për shkak se në to është gjetur fungicidi metalaksil, ka njoftuar Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore (RASFF).

Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në Tregtinë Ushqimore deklaroi se pas kontrollit në kufi është urdhëruar asgjësimi i trangujve, shkruan N1.

Metalaxyl nuk është cilësuar si i rrezikshëm në faqen zyrtare RASFF, por një sasi më e madhe është gjetur në tranguj.

Sasia e lejuar e këtij fungicidi është 0,01 miligramë për kilogram, ndërsa kontigjenti i mallrave përmban 0,025. Metalaksili është një fungicid nga grupi kimik i acilalaninës, i cili vepron në mënyrë parandaluese dhe kurative.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doganieri milioner: 14/09/2023 11:36

    Meqe Sllovenia jau ka kthyer ti sjedhin me çmim te lire ne Shqiperi! Ti sjedhin ne Shqiperi se kontrollet jane 0 neper Dogana!

    Përgjigju
    • Populli: 14/09/2023 13:31

      Ne jemi duke i konsumuar nderkohe se jemi pjese e open Ballkan.Na ruajt zoti se ne skemi me nga cfare te ruhemi me pare

  • joker: 14/09/2023 11:28

    neve ka vite qe na helmon, kur do ngrihen institucionet tona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?