Kronikë

U gjetën të armatosur dhe kundërshtuan policinë, Report Tv siguron EMRAT e 13 prej 14 të arrestuarve në Elbasan! Mes tyre Bujar Muça, biznesmeni i ‘Delta’

14 Tetor, 09:37| Përditesimi: 14 Tetor, 13:07

  • Share

ELBASAN - 14 është numri i personave të arrestuar pasditen e djeshme gjatë një operacioni policor të zhvilluar në një lokal në Elbasan. Aksioni i policisë erdhi pas një telefonate se në biznesin në fjalë ndodheshin persona të armatosur.

Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë arrestuar, por vetëm treve prej tyre iu është gjetur armë.

Mes të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe biznesmeni i kompanisë hidrosanitare Delta. Deri në vitin 2015, Bujar Muça ishte administrator në kompaninë Delta, më pasi ai shiti aksionet e veta.

Emrat e personave të arrestuar:
1. Endri Doda, 43 vjeç - Armëmbajtje
2. Ervin Cani, 35 vjeç - Armëmbajtje
3. Akil Kertusha, 39 vjeç - Armëmbajtje
4. Blerim Heta, 39 vjeç - Kundërshtim policie
5. Egi Çaushi, 32 vjeç - Kundërshtim policie
6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç -  Kundërshtim policie
7. Bujar Muça, 52 vjeç - Kundërshtim policie
8. Hanson Mullahi, 25 vjeç - Kundërshtim policie
9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç - Kundërshtim policie
10. Ergys Tusha, 39 vjeç - Kundërshtim policie
11. Jurgers Mullahi, 30 vjeç - Kundërshtim policie
12. Taulant Zykollari
13. Arjan Doda

Po ashtu, Report Tv mëson policia ka kontrolluar edhe banesat e këtyre 14 personave, por nuk janë gjetur sende të tjera.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.    

Ora 12:59
FOTO/ Ky është lokali në Elbasan ku policia arrestoi 14 persona, disa me armë pa leje

1760439659_WhatsAppImage20251014at12.56.57.jpeg

Ky është bar restorant "Zykollari" në Elbasan ku policia arrestoi në flagrancë 14 persona, një pjesë e të cilëve disa me armë pa leje. Biznesi është në pronësi të Tauland Zykollarit, po ashtu i arrestuar në operacionin e policisë.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noizy: 14/10/2025 13:32

    Qr per maks liken kundershtim vetem . 100% armen ja ka dhen ndonje tjetri per ta mbajt momentin e arrestimit

    Përgjigju
  • Kamza: 14/10/2025 11:39

    PO ÇFAR KUNDËRSHTIM POLICIE PËR MAKS LIKËN... AI ESHT KOKA GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL PJESËTAR ME SHULLIZIN.... KTA E NXJERIN PËR TRE DITË NGA BURGU....

    Përgjigju
  • eni: 14/10/2025 11:00

    bravo policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?