BELGJIKË- Në studion e ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka mbërritur një denoncim për një person që është gjetur i vdekur në një lumë në Belgjikë dhe dyshohet se është një shqiptar. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur më datë 15 mars 2024 në lumin Meuse, në Ardenne-Seilles në Belgjikë.
Dyshohet se viktima është shqiptar, pasi në krahun e majtë mban një tatuazh të një dragoi që merr frymë nga zjarri dhe të shkuar ka një tekst që lexon ‘’Korça’’. Në një lidhje live nga Belgjika, themeluesi i fondacionit ‘’Dosjet e pazgjidhura’’, Sander Meyer tha për gazetaren Odeta Dume se policia në Belgjikë nuk e ka bërë dot të mundur identifikimin e viktimës, pasi ai nuk ka pasur me vete kartën e identitetit.
Mbeten ende mister shkaqet e vdekjes, ndërsa po ashtu nuk dihet as data e saktë se kur mund të ketë vdekur dhe sa gjatë ka qëndruar trupi i pajetë në lumë. Meyer thotë se dyshimet janë që viktima është një shqiptar dhe që familja e tij mund të jetë në Korçë. Ai denoncoi rastin në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për të kërkuar ndihmë që viktima të identifikohet.
“Polici ka hetuar por nuk e ka identifikuar dot. Nuk e gjetën dot emrin e tij, nuk dihet shumë mbi këtë person. Ai është gjetur më 15 mars në lumin Meuse në Belgjikë. Shkaqet e vdekjes janë të panjohura. Bazuar në investigimin tim viktima me shumë mundësi është shqiptar, pasi ka tatuazhin me emrin Korça.
Viktima është gjetur më datë 15 mars 2022. Janë shumë gjëra të panjohura. Është e panjohur se sa gjatë ka qëndruar lumi i pajetë në ujë. Dyshoj që mund të ketë familjen e tij në Korçë. Dyshohet se tatuazhi mund të ketë qenë bërë në ushtri”, tha Meyer për emisionin ‘Pa Gjurmë’.
Policia belge ka bërë edhe një identikit të viktimës, i cili dyshohet se është 40-60 vjeç, 1.77 metra i gjatë, pa flokë, mjekër kafe, me mustaqe dhe dhëmbë të paplotë. Ditën që është gjetur i pajetë, viktim kishte veshur këto veshje: bluzë e zezë, pulovër gri xhaketë e zezë xhaketë e zezë nga Nike, pantallona të zeza termale kapele jeshile dhe atlete blu.