Kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri ka reaguar pas gjobave dje nga policia ndaj tij, Lulzim Bashës dhe disa personave të tjerë për shkak të grumbullimit në takimin politik duke thyer rregullat e vendosura kundër COVID-it.
"Të Martën, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha bëri një vizitë në Durrës, gjatë së cilës takoi biznese përgjatë Bulevardit kryesor. Ndonëse bizneset ishin të larmishme, ato i bënte bashkë shqetësimi për rrënimin ekonomik, i cili është qëllim i qeverisë Rama për Durrësin. Pike së pari, dua t'i bëj thirrje qeverisë të adoptoje menjëherë masat e propozuara nga Partia Demokratike për lehtësimin e situatës për bizneset.
Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit.
Një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje. Coroditja dhe paniku i regjimit dhe si pasoje edhe i krereve të policisë që i shërbejnë, duken qartë edhe nga vetë masa e marrë. Sa qesharake aq edhe e turpshme: heqje patente për këmbësore.
Teksa vuajmë akoma pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, pandemia vetëm sa ka thelluar krizën ekonomike. Por, mbi të gjitha, pandemia vazhdon e vërteton paaftesinë dhe mungesën e dëshirës së qeverisë për t'ju përgjigjur problemeve të qytetarëve. Prioritetet e qeverisë janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës. Ju garantoj se opozita dhe e vërteta nuk mund të heshtet me gjoba" thotë ai.
Ky xhaferri eshte nje plehre,,asnje gozhde nuk nguli ne durres...
PërgjigjuE gjete simiten o Xhafer? O shkencetar b... qe ndrron ajrin driten haha
PërgjigjuO Fredo mos u pref kot, nuk vjen dot pd leshelija ne pushtet me politike salivirusi dhe duke mbrojtur gerdallen 80 vjecare qe i ka ardhur fundi . Pse mbroni ca pseudo aktore spurdhjake qe u ka mbaruar vajguri . Teatri do shembet ashtu si Astiri dhe pritni vitin 2029 per pushtet ndoshts
Përgjigjusidomos tani qe solli permiresuesin e diellit prape
Kur e gjithe europa eshte ne karantine dhe ti thyen rregullat karantines ahere cfar duhet te bejne qytetaret kur gjobat fillojne nga ju eshte normale karantina duhet zbatuar ne rradhe te pare nga politika
Përgjigju