Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro

Bota

U gjobit nga Gjykata Evropiane me 1 milionë euro në ditë, Polonia refuzon të paguajë gjobën

29 Tetor 2021, 15:56| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 16:00

  • Share

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro ka deklaruar se Polonia nuk e paguajë gjobën e vendosur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Sipas ministrit polak, urdhrat e Gjykatës Evropiane janë të paligjshëm dhe gjykata nuk ka autoritet mbi sistemin e saj të drejtësisë.

Dy ditë më parë Polonia u gjobit me 1 milionë euro në ditë për shkak se nuk ka pranuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë. Kjo masë ndëshkuese do të jetë në fuqi deri në momentin kur Vrashava të pranojë të pezullojë Dhomën Disiplinore të Gjykatës së Lartë

Tensionet mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Madje, një vendim i 7 tetorit nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë për të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore, ka çuar në përplasje mes kryeministrit polak dhe Mateusz Morawiecki dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Polonisë.

Masat që pritet të merren ndaj Polonisë përveç gjobës  

Sipas, von Der Leyen janë edhe tre opsione që mund të merren si masa ndaj Polonisë.

1. Kufizimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për Poloninë.

2. Polonisë t’i hiqen disa të drejta si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë një tejtër faktor i rëndësishëm që ka shkatuar tensione mes Polonisë dhe BE-së është fakti që Komisioni Evropian ende nuk ka miratuar fondin prej 57 miliardë eurosh për rimëkëmbjen nga COVID. Ky fond nuk do t’i miratohet derisa mosmarrëveshja mes BE-së dhe Polonisë të zgjidhet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?