Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari ka reaguar për herë të parë në Report Tv pas gjobës me 5 mln lekë që i është vënë sot nga policia pasi ka zhvilluar një mbledhje elektorale në shkelje të masave anti-COVID në Maliq.
Braimllari teksa pohoi se ka marrë gjobë tha se ajo është politike, e urdhëruar nga Rama për të ndalur rritjen e LSI dhe për të frikësuar njerëzit. Sipas tij në takim nuk janë shkelur masat anti-COVID, ndërsa shton se është respektuar distanca.
"E kuptoj sikletin e rilindjes sepse LSI është në një rritje të pandalshme. Është e vërtetë që na kanë gjobitur. Nuk është problem i te shifra por te mënyra se si po veprohet për të ndaluar ritmin e LSI. Kjo tregon se rilindja është e tmerruar nga LSI sepse në LSI janë afruar të rinj dhe të reja nga anembanë vendit. Duan të frikësojnë njerëzit sepse njerëzit e kanë marrë vendimin e tyre, janë në rrugër e duhur drejt 25 prillit, Fitorja e lsi është e siguruar. Pse rilindja urdhëron drejtorn e qarkut të Kroçë stë gjobisë vetëm LSI , sepse lsi është në rritje. Unë di që aktivitetet lejohen në bare dhe restorante, tavolinat kanë qenë në distancë.
Është një gjobë politike. Kam një mesazh për drejtorin e policisë së qarkut të korçës që është kthyuer në ushtar të Edi Ramës. Smundet policia e qarkut të Korçës të përdoret politikisht. Ramën e tmerron LSI. Merr drejtuesit e komisariatit dhe thotë ndiqeni nga pas LSI dhe ne kemi një polici shtetit që po përdoret politikisht nga Rama. Ia bëj të qartë Ramës se me 25 prill do të çmontohet kjo skemë kriminale. Rama nuk shqetësohet se atje skanë bukë të hanë dhe skanë mundësi punësimni por për një takim", tha ai.
Por edhe pse ka marrë gjobë për shkelje të masave anti-COVID gjatë organizmit të këtij takimi, Braimllari ka deklaruar i prerë se s'ka asgjë që do ta ndalë LSI-në duke theksuar se ai do të vazhdojë me takimet derë më derë siç ka bërë deri më tani.
Njëkohësisht me Braimllarin është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e aktivitetit të LSI. Aktiviteti për të cilin është vënë gjobë është zhvilluar më datë 7 shkurt ndërsa gjoba është vendosur ditën e sotme, kjo për shkak edhe të shtrëngimit të masave kufizuese nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëvë të cilët kanë vendosur që duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 20:00 dhe jo në 22:00 siç ka qenë më parë.
Po sot edhe 2 administratorë lokalesh në Divjakë janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike të PD në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Kujtojmë se edhe dje është krijuar një situatë e pakëndshme nga kryetarja e LSI-së e cila është shfaqur pa maskë në Elbasan, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur. Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave. Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat.
Edhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.
Endrit Braimllari ka deklaruar për Report Tv se edhe pse është gjobitur nga policia për shkelje të masave anti-COVID gjatë organizmit të takimeve elektorale ka thënë se asgjë sdo ta ndalë LSI dhe se ai do të vazhdojë me takimet derë më derë siç ka bërë deri më tani.
"Nuk ka drejtor policie që të ndali ritmin e LSI në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë do vazhdoj të shkoj derë më derë patjetër duke respektuar masat anti COVID siç kemi bërë deri më tani. Do vazhdoj takimet derë më derë dhe në shtëpi. Pasi të mbyll lidhjen do shkoj në takim. Sma ndal ritmin asgjë", tha ai
Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari është gjobitur me 5 mln lekë pasi ka organizuar aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-COVID në Maliq.
Njëkohësisht është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti. Aktiviteti për të cilin është vënë gjobë është zhvilluar më datë 7 shkurt ndërsa gjoba është vendosur ditën e sotme, kjo për shkak edhe të shtrëngimit të masave kufizuese nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëvë të cilët kanë vendosur që duke nisur nga sot, kufizimi i lëvizjes fillon në orën 20:00 dhe jo në 22:00 siç ka qenë më parë.
"Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik. Njëkohësisht ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, edhe administratorja e lokalit e cila lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. B., kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, e kanë ndëshkuar me masën administrative 5.000.000 lekë. Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.", thuhet në njoftim.
Po sot edhe 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike të PD në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Kujtojmë se dje është krijuar një situatë e pakëndshme nga kryetarja e LSI-së e cila është shfaqur pa maskë në Elbasan, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur. Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave. Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat.
Edhe kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme tha se të gjithë duhet t’i respektojnë këto masa, përfshirë këtu edhe partitë politike, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim. Ditën e djeshme vendi unë pati një rritje të të infektuarve në 24 orë, ku u raportuan 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit, një shifër rekord që nga fillimi i pandemisë.