Një mbledhje e Kolegjit

U gjobitën nga KAS me nga 100 mijë lekë për shkelje të Kodit, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dënimet për kryebashkiakët Llatja dhe Subashi! Çon në ‘Administrative’ Majlinda Bufin

24 Maj 2023, 17:56| Përditesimi: 24 Maj 2023, 17:59

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në një vendim të marrë vetëm pak ditë para zgjedhjeve ka gjobitur 15 kryebashkiakëve aktualë të bashkive të cilët kanë kryer shkelje administrative duke përdorur faqen e facebook-ut zyrtar të institucionit për fushatën e tyre elektorale në kuadër të  zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Disa prej këtyre kryebashkiakëve ankimuan ccështjen në Kolegjin Zgjedhor. Përmes vendimeve të marra sot, Kolegji ka lënë në fuqi gjobën për kryebashkiakun e Elbasanit Gledjan Llatjaa, duke i rrëzuar kërkesën. Gjithashtu ka mbetur në fuqi gjoba për kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, edhe pse Kolegji ka pushuar çështjen pasi nuk është paraqitur në gjykatë. Ndërkohë që ankimi i kryebashkiakes së Roskovecit do t’i kalojë Gjykatës Administrative për kompetencë.

Të tre këta kryebashkiakë janë konfirmuar fitues në zgjedhjet e 14 majit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?