Shkrimtari Salman Rushdie që u sulmua me thikë teksa po mbante fjalim në Nju Jork ka humbur shikimin në njërin sy. Këtë e bëri të ditur agjenti Andreë Wylie në një intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’ duke thënë nga sulmi pësoi plagë të rënda në qafë si dhe ka vështirësi në lëvizjen e dorës për shkak të prerjes së nervave në krah.
Atori i dyshuar është Hadi Matar, 24 vjec, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Sapo autori doli në podium, Matar e goditi me thikë shkrimtarin me origjinë indiane të paktën 10 herë, në fytyrë, qafë dhe bark.
Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash. Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981. Por ishte pikërisht romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira e me shumë mundësi edhe plagosjen rëndë.