Policia e Fierit ka reaguar pas protestës së PD-së ku u godit një efektiv i FNSH-së u godit në kokë me gurë. "Sot paradite u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues. Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.
Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit" deklaron policia.
Lajmi kryesor: